Image and video hosting by TinyPic

Na ndiqni ne Facebook

MG - Stari i ri

Written By Lajme nga bota creator on Monday, January 9, 2012 | 5:47 AM

MG emri i tij i vertet esht mario olldashi , jeton ne polcan ne nje qytet te vogel , midis beratit dhe skraparit . Nje talent vertet per tu admiruar , ne moshen 12 vjecare ai ka ber kengen e par, tani esht 15 vjec.Talenti tij eshte pelqyer nga shum rrepista me emer . MG do te thot Mario Grand......New Stars grup qe esht hapur pikerisht nga MG edhe pse i vogel ne posht tekset dhe muzika Hip Hop qe Percjell Esht e Bukur Dhe per tu habitur. Te gjith personat qe se njohin kte adoleshent me von ose paritur nje dit do t'ja degjoni zerin dhe emrin. Kenga e tij e fundit tirullohet Asnjher Mos u Dorzo nje keng vertet me shum kuptim.

5:47 AM | 0 comments | Read More

Jay-Z dhe Beyonce me femije ?

Written By Lajme nga bota creator on Sunday, January 8, 2012 | 10:37 AM

Kishte kohe qe flitej per dicka te tille, dhe tashme eshte bere publike nga vete Beoynce.Nga burime te ndryshme pritet te jete vajze.Pas lindjes se femijes, Beyonces do ti duhet nje pushim pasi e ka deklaruar dhe vete kete gje.Kjo pas nje viti shume te suksesshem per te dhe bashkeshortin e saj.Shpresojme qe femija te jete po kaq i suksesshem sa prinderit. LAJMEBOTERORE.TK

10:37 AM | 0 comments | Read More

NASA qeteson njerezit. S’ka fund të botës më 2012

New York, 31 dhjetor – Ata që besojnë tash e një kohë në apokalipsin e botës sonë, që do të duhej të ndodhte më 21 dhjetor 2012, mund të qetësohen dhe të mos përgatiten për diç të tillë. Agjencia amerikane për hulumtime kozmike na heq frikën dhe pohon se në dhjetor të vitit 2012 nuk duhet të presim asgjë më shumë se ditën më të shkurtër të vitit, e cila do të sjellë terrin më të gjatë në vit.

Shkencëtarë e kësaj agjencie më prestigjioze në botë pohojnë se nuk do të ketë asgjë nga asnjë skenar që është përmendur për fundin e botës. As kalendari i civilizimit të majave nuk parasheh apokalipsin, e as planeti i ashtuquajtur Nibiru apo Planeti X nuk do të ndeshet me Tokën, siç pohon Nancy Leeder, e cila pohon se është eksperte e atij planeti të panjohur dhe se komunikon me jashtëtokësorët. Ekzistimi i këtij planeti as që është dëshmuar.  
NASA hedh poshtë edhe mundësinë e barazimit të orbitave të planetëve apo yjeve, sikundër edhe ndikimin e papërmbajtshëm të stuhive diellore në shkatërrimin e planetit tonë. Një prej teorive që janë në qarkullim është edhe ajo për ndryshimin e plotë të poleve të Tokës, por as kjo sipas NASA-s nuk ka gjasa të ndodhë. Hidhet poshtë gjithashtu edhe mundësia e përplasjes së Tokës me ndonjë komet apo asteroid të madh, sikundër ka ndodhur para 65 milion vjetëve e që ka shkaktuar zhdukjen e dinozaurëve. Astronomët ndjekim me vëmendje lëvizjet e trupave të ndryshëm qiellorë dhe sipas të gjithë treguesve nuk ka asnjë rrezik serioz që kjo të ndodhë në vitin 2012, pohojnë ekspertët e NASA-s.
9:05 AM | 0 comments | Read More

Durimkid,talenti i zbuluar nga Noizy

Durimkid eshte djali 17 vjecar nga Prishtina,por aktualisht jeton ne Suedi ku esht duke punuar per nje album te perbashket me Noizyn.Ai eshte edhe producenti i ketij albumi. Noizy e quan Durimkid si gjeni te muzikes,ndersa fansat e tij e krahasojne ate me Chris brown ose Justin Bieber.
Se fundmi ai ka publikuar kengen Shot for me
5:46 AM | 0 comments | Read More

Makina qe ecen ne uje (video)

Written By Lajme nga bota creator on Saturday, January 7, 2012 | 10:22 AM

Një shkencëtar kinez mori pjesë në konkursin e Volkswagen me titull “Makinat e së ardhmes” dhe prezantoi makinën e parë që ecën në ujë, në akull, në rërë dhe në asfalt.
Kjo super-makinë e së ardhmes, quhet “Volkswagen Aqua” dhe ka si shpejtësi maksimale 100 km/orë dhe funksionon si një automjet që është në gjendje t’i përshtatet të gjitha llojeve të sipërfaqeve.
Projektuesi i saj, 21-vjeçari Juhan Zhang sigurisht që i çuditi njerëzit e Volkswagen dhe pa dyshim që pretendon për vendin e parë.
Makina e projektuar prej tij është mjaft elegante, ka stil dhe veç të tjerash ja edhe airbags që fryhen kur lundron në ujë.
Veç të tjerash, është mjaft e dashur ndaj mjedisit, pasi ka dy motorë të cilët furnizohen me karburant hidrogjeni, me emetime zero të dyoksidit të karbonit.
SHIKONI VIDEON:

10:22 AM | 0 comments | Read More

META NE BURG ?

(Tiranë ora 13:40) Më 16 janar Gjykata e Lartë do të japë vendimin për ish-kryeministrin Ilir Meta qe akuzohet për korrupsion aktiv. Prokuroria ka kërkuar 2 vjet burg dh 1 milionë lek gjobë për kreun e LSI-së.
*************
(Tiranë ora 12:00) Janë rrokullisur shumë shpejt ngjarjet ditën e sotme në gjyqin ndaj Ilir Metës.
Sapo prokuroria ka dhënë pretencën e saj, duke kërkuar dy vite burg, mbrojtja nuk ka vonuar dhe ka paraqitur edhe ajo konkluzionet e saj. Avokatët e Metës kanë kërkuar pushimin e çështjes, çka ka bërë që trupi gjykues të tërhiqet për të marrë një vendim për Ilir Metën.
Nuk dihet sa do zgjasë koha për dhënien e vendimit nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, por me shumë gjasë çështja Meta do marrë një përgjigje shumë më shpejt nga sa ishte menduar
***************
Prokuroria dha sot pretencën për ish-kryeministrin Ilir Meta, në lidhje me video-përgjimin Meta-Prifti. Prokurori, Bujar Sheshi kërkoi cilësimin fajtor dhe dënimim me 2 vjet burg dhe 1 milionë lekë gjobë për Metën për korrupsion aktiv.
Prokurori Sheshi renditi një sërë akuzash, që sipas tij provojnë akuzën ndaj Ilir Metë, ndërsa theksoi se organi i akuzës e konsideron të besueshme dëshminë e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, sipas të cilit Meta ka favorizuar kompani të caktuara për ndërtimin e HEC-eve dhe ankandeve të naftës. Sipas prokurorit, dëshmia e Priftit mbështetet nga prova direkte dhe indirekte dhe kryesisht nga tabulatet telefonike.
Prokurori i çështjes rindërtoi të gjithë vido-përgjimin e transmetuar në televizion, ku Meta bisedon me Priftin për disa afera korruptive.
Prifti paralajmëron publikimin e videove te reja
Një ditë më parë, Prifti deklaroi se sapo të mbyllet kjo çështje, Metës do i hapet një tjetër.
“Sa të mbyllen hetimet shqiptareve do tua tregoj unë videon Prifti-Beqiri. Do t’i tregoj pjesët me zë dhe figurë që censuron Meta dhe si ai trajton marrëdhëniet me miqtë dhe ndërkombëtaret. Meta s’ka shpëtim. Pasi t’ia mbyllë gjykata me lekë ketë çështje, atij do t’i hapet tjetra menjëherë. Do t’ju tregoj me zë dhe figure vjedhje të reja dhe të vjetra të çiftit Meta-Kryemadhi. S’ka burrë që më bën mua shantazh. Do ishte mire që kryesia ta dëgjonte videon me zë dhe të plotë për të kuptuar se cili është kryetari i tyre. Unë angazhohem që 2012 të jete viti i transparencës dhe të vërtetës për çdokënd që pretendon të qeverisë këtë vend”,- deklaroi Prifti
10:04 AM | 0 comments | Read More

Zhvishen vajzat ne Big Brother ne Angli



Nuk ka zgjatur aspak. Në më pak se 24 orë që kur hynë në shtëpinë e Big Brother 2012 ne Angli, femrat janë zhveshur në bikini. Binjaket e Playboy Kristina dhe Karissa Shannon ishin të parat që ekspozuan bikinit dhe format trupore.
6:23 AM | 0 comments | Read More