Image and video hosting by TinyPic

META NE BURG ?

Written By Lajme nga bota creator on Saturday, January 7, 2012 | 10:04 AM

(Tiranë ora 13:40) Më 16 janar Gjykata e Lartë do të japë vendimin për ish-kryeministrin Ilir Meta qe akuzohet për korrupsion aktiv. Prokuroria ka kërkuar 2 vjet burg dh 1 milionë lek gjobë për kreun e LSI-së.
*************
(Tiranë ora 12:00) Janë rrokullisur shumë shpejt ngjarjet ditën e sotme në gjyqin ndaj Ilir Metës.
Sapo prokuroria ka dhënë pretencën e saj, duke kërkuar dy vite burg, mbrojtja nuk ka vonuar dhe ka paraqitur edhe ajo konkluzionet e saj. Avokatët e Metës kanë kërkuar pushimin e çështjes, çka ka bërë që trupi gjykues të tërhiqet për të marrë një vendim për Ilir Metën.
Nuk dihet sa do zgjasë koha për dhënien e vendimit nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, por me shumë gjasë çështja Meta do marrë një përgjigje shumë më shpejt nga sa ishte menduar
***************
Prokuroria dha sot pretencën për ish-kryeministrin Ilir Meta, në lidhje me video-përgjimin Meta-Prifti. Prokurori, Bujar Sheshi kërkoi cilësimin fajtor dhe dënimim me 2 vjet burg dhe 1 milionë lekë gjobë për Metën për korrupsion aktiv.
Prokurori Sheshi renditi një sërë akuzash, që sipas tij provojnë akuzën ndaj Ilir Metë, ndërsa theksoi se organi i akuzës e konsideron të besueshme dëshminë e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, sipas të cilit Meta ka favorizuar kompani të caktuara për ndërtimin e HEC-eve dhe ankandeve të naftës. Sipas prokurorit, dëshmia e Priftit mbështetet nga prova direkte dhe indirekte dhe kryesisht nga tabulatet telefonike.
Prokurori i çështjes rindërtoi të gjithë vido-përgjimin e transmetuar në televizion, ku Meta bisedon me Priftin për disa afera korruptive.
Prifti paralajmëron publikimin e videove te reja
Një ditë më parë, Prifti deklaroi se sapo të mbyllet kjo çështje, Metës do i hapet një tjetër.
“Sa të mbyllen hetimet shqiptareve do tua tregoj unë videon Prifti-Beqiri. Do t’i tregoj pjesët me zë dhe figurë që censuron Meta dhe si ai trajton marrëdhëniet me miqtë dhe ndërkombëtaret. Meta s’ka shpëtim. Pasi t’ia mbyllë gjykata me lekë ketë çështje, atij do t’i hapet tjetra menjëherë. Do t’ju tregoj me zë dhe figure vjedhje të reja dhe të vjetra të çiftit Meta-Kryemadhi. S’ka burrë që më bën mua shantazh. Do ishte mire që kryesia ta dëgjonte videon me zë dhe të plotë për të kuptuar se cili është kryetari i tyre. Unë angazhohem që 2012 të jete viti i transparencës dhe të vërtetës për çdokënd që pretendon të qeverisë këtë vend”,- deklaroi Prifti