Image and video hosting by TinyPic

Dëbora dhe ngricat zbardhin vendin

Written By Lajme nga bota creator on Saturday, January 7, 2012 | 3:47 AM

Dëbora dhe ngricat kanë mbërthyer vendin. Aktualisht, sipas Emergjencave Civile, vetëm Qafa e Llogarasë është e pakalueshme për mjetet, ndërsa në akset e tjera kombëtare në jug dhe veri qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë. 
Kështu, në qarkun e Korcës komunat Dardhë, Vithkuq e Voskopojë janë izoluar nga reshjet e shumta të dëborës, ndërsa me vështirësi qarkullimi i mjeteve vijon në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, Qafën e Qarit dhe në aksin Korcë-Kapshticë.
Dëbora ka krijuar vështirësi edhe në Dibër, Tropojë dhe Kukës, ku disa komuna të thella janë izoluar, ndërsa rrugët që i lidhin ato janë të bllokuara. 
Ndërkohë, Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora, Fieri dhe Saranda janë përfshirë nga reshje të dendura shiu. Ne portin e Vlorës po ashtu ka pasur probleme me nisjen e trageteve drejt Italisë.
Më herët gjatë ditës, koha e keqe që ka përfshirë vendin u bë shkaktare e një aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi, si dhe krijoi pështjellim në portin e Durrësit.