Image and video hosting by TinyPic

NASA qeteson njerezit. S’ka fund të botës më 2012

Written By Lajme nga bota creator on Sunday, January 8, 2012 | 9:05 AM

New York, 31 dhjetor – Ata që besojnë tash e një kohë në apokalipsin e botës sonë, që do të duhej të ndodhte më 21 dhjetor 2012, mund të qetësohen dhe të mos përgatiten për diç të tillë. Agjencia amerikane për hulumtime kozmike na heq frikën dhe pohon se në dhjetor të vitit 2012 nuk duhet të presim asgjë më shumë se ditën më të shkurtër të vitit, e cila do të sjellë terrin më të gjatë në vit.

Shkencëtarë e kësaj agjencie më prestigjioze në botë pohojnë se nuk do të ketë asgjë nga asnjë skenar që është përmendur për fundin e botës. As kalendari i civilizimit të majave nuk parasheh apokalipsin, e as planeti i ashtuquajtur Nibiru apo Planeti X nuk do të ndeshet me Tokën, siç pohon Nancy Leeder, e cila pohon se është eksperte e atij planeti të panjohur dhe se komunikon me jashtëtokësorët. Ekzistimi i këtij planeti as që është dëshmuar.  
NASA hedh poshtë edhe mundësinë e barazimit të orbitave të planetëve apo yjeve, sikundër edhe ndikimin e papërmbajtshëm të stuhive diellore në shkatërrimin e planetit tonë. Një prej teorive që janë në qarkullim është edhe ajo për ndryshimin e plotë të poleve të Tokës, por as kjo sipas NASA-s nuk ka gjasa të ndodhë. Hidhet poshtë gjithashtu edhe mundësia e përplasjes së Tokës me ndonjë komet apo asteroid të madh, sikundër ka ndodhur para 65 milion vjetëve e që ka shkaktuar zhdukjen e dinozaurëve. Astronomët ndjekim me vëmendje lëvizjet e trupave të ndryshëm qiellorë dhe sipas të gjithë treguesve nuk ka asnjë rrezik serioz që kjo të ndodhë në vitin 2012, pohojnë ekspertët e NASA-s.