Image and video hosting by TinyPic

Makina qe ecen ne uje (video)

Written By Lajme nga bota creator on Saturday, January 7, 2012 | 10:22 AM

Një shkencëtar kinez mori pjesë në konkursin e Volkswagen me titull “Makinat e së ardhmes” dhe prezantoi makinën e parë që ecën në ujë, në akull, në rërë dhe në asfalt.
Kjo super-makinë e së ardhmes, quhet “Volkswagen Aqua” dhe ka si shpejtësi maksimale 100 km/orë dhe funksionon si një automjet që është në gjendje t’i përshtatet të gjitha llojeve të sipërfaqeve.
Projektuesi i saj, 21-vjeçari Juhan Zhang sigurisht që i çuditi njerëzit e Volkswagen dhe pa dyshim që pretendon për vendin e parë.
Makina e projektuar prej tij është mjaft elegante, ka stil dhe veç të tjerash ja edhe airbags që fryhen kur lundron në ujë.
Veç të tjerash, është mjaft e dashur ndaj mjedisit, pasi ka dy motorë të cilët furnizohen me karburant hidrogjeni, me emetime zero të dyoksidit të karbonit.
SHIKONI VIDEON: